75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një shtetas i huaj për lëndim të rëndë trupor

Është arrestuar një person i dyshuar në Besi të Prishtinës, pasi ai kishte sulmuar fizikisht një person.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 01 e 45 minuta.

I dyshuari dhe viktima janë shtetas të huaj.

Policia ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/