Shtie me armë në dasmë, policia ia konfiskon pistoletën

Në Lukafc i Begut të Istogut, dje pasdite është arrestuar një i dyshuar pasi ai dyshohet se ka shtënë e armë zjarri në një aheng familjar.
Gjatë kontrollit të shtëpisë s’është gjetur asgjë, por i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë “Zoraki” pa fishek.
Në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 41 gëzhoja disa të kalibrit 7.62 mm e disa kalibri i panjohur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/