Xhaka shkëlqeu kundër Gjermanisë, një pasim i tij merr vëmendjen në rrjetet sociale

Zvicra dhe Gjermania barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
Granit Xhaka bëri një paraqitje nga më të mirat në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Granit Xhaka vs Germany:
— . (@XhakaStat) September 6, 2020
•99 Touches
•70 Accurate Passes
•2 Chances Created
•6/9 Long Balls
•3 Shots on Target
•3/6 Ground Duels
•2 Fouls Drawn
•3 Interceptions
•1 Tackle Won
•7.6 Rating
What. A. Performance. ? pic.twitter.com/pWXKammvgP
Futbollisti shqiptar ishte nga më të mirët në fushë, duke e udhëhequr skuadrën helvetike në fitimin e një pikës.
Kapiteni i Zvicrës ishte i shkëlqyeshëm si në pasime, ashtu edhe në ndaljen e dyshes gjermane të mesfushës, Gundogani dhe Toni Kroosi.
Një pasim i tij në minutat e fundit të ndeshjes ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale.
Edhe pse pasimi ishte perfekt, shokët e tij të skuadrës nuk arritën të gjenin rrugën e golit. /IndeksOnline/