Minstrja serbe: Marrëveshja, e rëndësishme për ekonominë dhe marrëdhëniet me Amerikën

Zëvendëskryeministrja serbe njëherësh ministre e Transporit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, tha se marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq në Washington ishte e një rëndësie të madhe për ekonominë serbe.
Sipas saj, kjo marrëveshje ka rëndësi edhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara.
“Marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur për 139 vjet. Me këtë marrëveshje, ne po i përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona,” deklaroi ajo për televizionin Happy.