Dumoshi: 7 shtatori i vitit 1990 shënon një akt historik e të guximshëm i cili do t’u hapte udhë zhvillimeve të tjera në Kosovë

Në 30 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Repulikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ndarë një shkrim.
Ajo tha se 7 shtatori i vitit 1990 shënon një akt historik e të guximshëm i cili do t’u hapte udhë zhvillimeve të tjera në Kosovë.
“Sot bëhen 30 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Delegatët e Kuvendit më 7 shtator të vitit 1990 ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën – aktin më të lartë juridik të shtetësisë së Kosovës, duke shënuar kështu një akt historik e të guximshëm i cili do t’u hapte udhë zhvillimeve të tjera në Kosovë.
Falënderimi u takon të gjithë delegatëve të atij fundshekulli, të cilët e jetësuan vullnetin e lirë të qytetarëve të këtij vendi dhe i dhanë formë historisë së re të Kosovës”, shkroi ministrja.