Abdixhiku: Rezultati i sotëm është rezultat i një pune të jashtëzakonshme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dal në një konferencë për media pas rezultateve preleminare.
Ai ka falënnderuar votuesit e LDK-së për rezultatin e arritur në këto zgjedhje.
Abdixhiku tha se LDK-ja do të ketë 20 mandate dhe tashmë është e stabilizuar.
“Ky rezultat është reflektimi i një bashkimi të madh njerëzor e politik”, tha fillimisht Abdixhiku.
Sipas tij LDK-ja në parlament do ti ketë 20 deputetë.
“LDK-ja sonte synon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar këtë rritje. LDK ka kaluar nga 13 në 18%, në 20 mandate”, ka thënë ai.
Sipas tij ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe të palodhshme.
”Kjo nuk është vetëm një numër, statistikë, por është shenjë e qartë se ky vizion po merr mbështetje qytetare, se politika e shpresës, bashkimit që e kemi nxitur dhe zhvillimi që kemi promovuar po gjen vend gjithnjë e më shumë tek qytetarët”, tha Abdixhiku para gazetarëve./Indeksonline/

