75 Mall Live Search
18:01 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reshitaj me foton e nënës së saj me dy bebe, falënderon dhe përgëzon të gjitha mamitë për kontributin e tyre

Deputetja e AAK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj e ka falënderuar dhe përgëzuar për punën të gjithë mamitë.

Në QKMF-në e Suharekës, brenda një ore sot kanë lindur dy fëmijë, shkruan Indeksonline.

Reshitaj për këtë gjë ka falenderuar të gjitha mamitë, në vecanti nënën e saj për të cilën tha se nuk ndalet për asnje moment për të dhënë kontributin e saj.

Njoftimi i plotë:

Ndonëse numëron 42 vite punë në ofrim të shërbimeve mjekësore për qytetarët duke shpëtuar nga dy jetëra në të njejtën kohë dhe ne prag të pensionit, Mami im nuk ndalet për asnjë moment për të dhënë kontributin e saj.

Edhe pse në përballje me pandeminë Covid19 dhe me rrezik të lartë në vendin e punës, sot në “QKMF” në Suharekë nën përgjegjësinë e saj të “Mamisë”, për një orë erdhën në jetë dy engjuj, të cilëve ju dëshiroj shëndet e më të mirat e botës!

Ndërsa mamin tim Resmije Bujupi Reshitaj e falenderoj për të gjithë punën e saj të palodhëshme dhe që me përkushtim e ka bërë si profesioniste shëndetësore mbi katër dekada. Gjithashtu falenderoj dhe i përgëzoj për punë të gjitha mamitë e sidomos ato të QKMF-së Suharekë.