Ekskluzive: Prishtina në bisedime me futbollistin e Skënderbeut, marrëveshja shumë afër

Skuadra e Prishtinës pas një vale të largimeve, po bën transferime bombastike.
Pas Leotrim Kryeziut, Sabien Lilajt e Gledi Micit, Prishtina është në bisedime edhe me një futbollist nga Liga Superiore e Shqipërisë.
Indeksonline përmes burimeve mëson se Prishtina është në bisedime me sulmuesin e Skënderbeut, Dejvi Bregu.
Marrëveshja pritet që të arrihet shumë shpejtë dhe Bregu me shumë gjasë do të luaj në Superligën e Kosovës./Indeksonline/