75 Mall Live Search
18:33 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e 4 shtatorit

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci që është nga ky subjekt politik.

“Më 4 shtator, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe delegacioni që shoqëronte atë bëri zotime për koncesione ndaj Serbisë për çështje dhe tema që prekin drejtpërdrejt sovranitetin shtetëror dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Këto zotime si vullnet personal, i konfirmoi me nënshkrimin e tij në fund”, thuhet në njoftimin në Facebook të VV-së.

Njoftimi i plotë dhe kërkesa drejtuar Kuvendit: