75 Mall Live Search
08:28 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nxehen gjakrat në Tiranë, arrestohen disa tifozë të kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes me Lituaninë

Mbrëmë, Shqipëria pësoj humbje shokuese nga kombëtarja e Lituanisë me rezultat 0:1.

Pas ndeshjes, disa tifozë të kombëtares “Kuq e Zi” janë arrestuar në Tiranë, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi i tifozëve “Kuq e Zi”.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të tifo-grupit:

Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arresuan në afërsi të stadiunit “Air Albania”. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkam se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale.

Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim.

Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”.