E fundit: Ylli i Barcelonës ndërpret kontratën me katalunasit, transferohet në Serien A

Operacioni “Fshesa” po vazhdon në Barcelonë. Pas Ivan Rakitiqit, do të largohet edhe një futbollist tjetër.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, Barcelona ka shkëputur kontratën me mesfushorin kilian, Arturo Vidal, transmeton Indeksonline.
Vidali pritet që sot t’i lërë lamtumirën Barcelonës dhe të transferohet në Inter.
Mediat italiane shkruajnë se ai ka arritur një marrëveshje 2- vjeçare me ekipin e Interit. Paga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon. /Indeksonline/