E konfirmuar: Përparim Osmani bëhet me skuadër të re

Futbollisti i njohur, Përparim Osmani, s’do të jetë pjesë e Drenicës në sezonin e ri.
Osmani për Indeksonline ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin e Prishtinës.
Mbrojtësi i djathtë së fundmi ishte pjesë e Drenicës. Kurse, në sezonin e kaluar ka luajtur për ekipet si Prishtina, Ferizaj dhe Besa./Indeksonline/