75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veliu-Osmanit: S’mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak, as të kërcejë në parti të tjera!

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka reaguar në drejtim të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai duke mos përmendur emër, por duke iu referuar asaj tha se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak.

Madje sipas tij, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamenti në parti të tjera, raporton Indeksonline.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti të tjera!”, tha Veliu.

Ky reagim i tij erdhi pasi Osmani deklaroi dje se përfundimisht është ndarë nga LDK-ja.

Madje ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Po ashtu ajo e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigjja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka. Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’ju njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo./Indeksonline/