75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i Thaçit shërohet nga COVID-19

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ishte një nga të infektuarit me COVID-19.

Por për fat të mirë ai arriti që të mposhtë virusin. Kjo u bë e ditur nga vetë Syla, i cili tha se pas 15 ditëve qëndrimi në Klinikën Infektive në QKUK, sot doli nga spitali i shëruar dhe me rezultat negativ të testimit për COVID-19, transmeton Indeksonline.

Syla tha se ky infeksion u mposhtë në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të kësaj klinike.

Postimi i plotë:

Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ) nga infektimi me virusin 19.

Ky infeksion u mposht në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të Klinikës, përkatësisht të profesor dr. Sali Ahmeti, shef repartit, të mjekëve të repartit dr. Veli Rexha, dr. Blerta Polloshka, dr. Edmond Islamaj dhe Granit Deva. U mposht në saj të kujdesit të Drejtoreshës dr. Lindita Ajazaj – Berisha, e cila, duke parë gjendjen time shëndetësore kërkoi që të shtrihem sa më parë në spital.

Shërbimi i Klinikës, terapia e qëlluar, analizat, përsëritja e tyre, hap pas hapi,në një moment shënuan kthesën, dhe shërimi hyri në binarë.

Doktorë dhe drejtoreshë, meritoni një falënderim të madh.

Përpos punës shkencore, sistematike të ekipit të mjekëve dhe grumbullimit të përvojës gjatë betejës me Covid 19, një punë të palodhshme, një përkushtim të plotë në të mirën e pacientëve po japin edhe stafi i infermierëve. Më këtë rast falënderoj motrën Nurije Dragusha, infermierët Elvis Skënderi (vullnetar nga klinika e dermatologjisë) dhe Ferit Hasani, Fitim Havolli, infermieret Fetije Kaçuri – Hyseni, Merigona Morina, Blerta Rexhepi (vullnetare nga Gjilani) Marigogë Rizani. Po ashtu falënderoj zonjën Elizabetë Azemi, shpërndarëse ushqimi dhe zonjën Teuta Veliu, e cila u kujdes për pastërtinë dhe dezinfektimin e dhomës 2 të Repartit B.

Një falënderimi madh për të ata që në çdo ditë me thirrjet telefonike u kujdesën për mua, në radhë të parë Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Falënderim iu veçantë për veprimtarin dhe bashkëvuajtësin në burgje jugosllave Bardhyl Mahmuti, për ish- minsitrin Abelard Tahiri. Falënderim për kolegët e kabinetit të Presidencës, z. Blerim Shala, Rrustem Mustafa, Ardian Arifi, Bashkim Smakaj, koleget e kabinetit të Presidencës: znj. Florentina Baraku, Hana Bajrami dhe Arlinda Ramadani, punëtorët e stafit teknik Arianit Bytyqi (Arllat) Shaban Kadrija dhe Arbër Bardhi.

Një falënderim shkon në adresën e emrave që më vizituan: motrën time Haxhere Hajrizi, mikun Rrahman Morina, zyrtarin e FSK-së Nazmi Thaçi, dhëndrin Jahir Hajrizi, mikun Nazmi Gashi dhe bashkëshorten e tij Pakize Morina, nipat Mergim Bekteshi dhe Petrit Hajrizi, veprimtarin Ali Zhuniqi, Skënder Shabanin, kushëriri Fehmi Sylaj, Istref dhe Merita Bytyqi, veprimtarin Naser Kuka, Bashkim Topojani dhe bashkatdhetaren Fatime Dobroshi. Falënderoj për telefonatat vëllezërit Milazim e Halim Syla.

Falënderoj mbesën time, doktoreshë në Bon të Gjermanisë, Dritë Mjeku –Aliu, motrën time Hamide Sylaj – Ademi dhe dhëndrin Haxhi Mjekun për interesimin. Një falënderim i veçantë shkon në emrin e doktoreshës Halime Krasniqi, e cila përcilli gjithë ecurinë e sëmundjes sime. Falënderoj motrën time Ajshe Sylaj – Hajrizi, e cila është e shtrirë në të njëjtën klinikë, dhe i uroj që të dal sa më parë nga aty.

Një falënderim të madh ia drejtoj bashkëshortes sime Elbasane Morina e cila 15 ditë më qëndroi mbi kokë, duke u kujdesur ditë dhe natë për mua. Nga e testuar me rezultat negativ, ajo, ndërkohë u prek nga virusi covdid 19, por, fatbardhësisht në formë të lehtë, duke u trajtuar kryesisht me tableta.

Sot, pas përmbylljes së terapisë me infuzione, u lirova për ta vazhduar trajtimin me tableta dhe vitamina edhe për dy javë tjera.

Ju falënderoj dhe ju dua të gjithëve!