Mblidhet Qeveria në orën 15:00

Të mërkurën do të mblidhet Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Mbledhja qeveritare do të nisë nga ora 15:00 dhe pritet të diskutohen 12 pika të ditës.

Në mbledhjen e 29-të me radhë, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2019, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.