Përgjigjet Shpend Ahmeti, a do të jetë pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit

Figura të ndryshme politike të vendit, janë përfolur se do t’i bashkohen inicitivës së re të Vjosa Osmanit.
Ndër emrat të ndryshëm është përfolur të jetë edhe i kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mirëpo ai në një prononcim për IndeksOnlinen, ka mohuar zërat se edhe ai do të jetë krah i Osmanit.
“Nuk është e vertëtë”, ka thënë ai shkurt për IndeksOnlinen.
I pyetur se në rast se pranon një ftesë për t’iu bashkuar partisë së re, ai është përgjigjur:
“Nuk do të bëhem pjesë e asnjë partie”, ka theksuar prerazi Ahmeti.
Ndryshe, Osmani po bëhet gati për formimin e partisë së re dhe se aktualisht është në bisedime me emra të ndryshëm./IndeksOnline/