U transferua disa javë më parë, Labinot Jashanica nuk do të jetë pjesë e Llapit në sezonin e ri
				Labinot Jashanica i cili javë më parë u transferua te klubi i Llapit, si duket ai nuk do të paraqitet për t.
 
 Mesfushori  i cili ka firmosur kontratë tre vjeçare me Llapin, këtë sezon me gjasë nuk do të jetë pjesë e tyre, ai do të huazohet në një skuadër tjetër, shkruan IndeksOnline
 Në një prononcim për Sportin në IndeksOnline, vetë Jashanica tregojë se pse po e mendon huazimi te një skuadër tjetër.

 
 “Në huazim jam duke dëshiruar të shkoj. Kjo pasi kam pasur një lëndim dhe nuk jam stërvitur për 3 javë me klubin e Llapit”, tha Jashanica.
 Kujtojmë se mesfushori  para transferimit te llapjanët ka ka qenë pjesë e Dukagjinit./IndeksOnline/

