6 mënyra që lëkura juaj të shkëlqejë
A dëshironi që lëkura juaj të shkëlqejë ?A jeni lodhur duke blerë produkte të shtrenjta pastrimi për lëkurën tuaj?
Dhe më e keqja se nuk po shihni aspak rezultat!
Atëherë gjeni më poshtë 6 mënyra të thjeshta me përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi/ Këto produkte do të pastrojnë lëkurën tuaj dhe do ta bëjnë atë të shkëlqejë.
1. Banane, kokos dhe sheqer;
Sheqeri largon qelizat e vdekura të lëkurës, ndërsa vaji i kokosit ka veti hidratuese për ta lënë lëkurën tuaj të butë.
2. Vanille dhe sheqer;
Për ju që keni një lëkurë sensitive dhe delicate atëherë përdorni këtë përzierje me vanilla dhe sheqer.
3. Mint dhe sheqer;
Kjo përzierje do të bëjë që lëkura juaj të duket e freskët dhe të ndiheni përplot energji.
4. Kafe;
Kafeja ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke pastruar lëkurën tuaj thellësisht. Po ashtu duke ndikuar në largimin e celulitit.
5. Tërshëra;
Tërshëra mund të ndihmojë po ashtu në pastrimin e lëkurës tuaj, duke bërë që lëkura juaj të duket e re dhe më e bukur.
6. Grejfruti dhe çaj i gjelbër;
Kjo përzierje do të hapë poret e lëkurës suaj dhe do të largojë toksinat e dëmshme përderisa ndihmon në relaksimin e trupit tuaj dhe uljen e tensionit.