Hoti sot për vizitë zyrtare në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai me këtë rast do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar Hoti qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u nënshkrua marrëveshja në Washington, e më pas udhëtoi në Bruksel, ku edhe u zhvillua takimi i rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi./Indeksonline/