Presidenti i Amir Rrahmanit, pozitiv me koronavirusin!

COVIDI-19 duket se po fillon prapë të jetë problematik, në Itali.
Kësaj herë, pozitiv ka rezultuar presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Lega Series A pavarësisht se kishte simptoma.
Mbrëmë kishte zëra që thonin se njëri prej presidentëve që kishte marrë pjesë në mbledhje kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ditën e sotme Napoli publikisht deklaroi që De Laurentiisi ishte ai që përflitej.
Simptomat i janë shfaqur që disa ditë, mirëpo ai nuk priti rezultatin e testit dhe në këtë gjendje shkoi në mbledhje, duke i rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje por jo vetëm pasi që ai është parë edhe pa mbajtur maskën gjatë një interviste me gazetarë. /IndeksOnline/