Konfirmohet: Gjilani bën supergoditje në merkato, merr futbollistin e Shqipërisë

Gjilani ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.
Nënkampionët e Kosovës kanë nënshkruar me sulmuesin anësor të Teutës së Durësit, Arbër Çyrbja.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i skuadrës së Gjilanit, Sevdail Robelli.
“Lajmi është i vërtetë, Cyrbja është lojtar i Gjilanit”, ka thënë Robelli.
Lojtari pritet të zyrtarizohet te klubi gjatë orëve të ardhshme.
26-vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Kukësit. /IndeksOnline/
