Zjarr i madh në portin e Bejrutit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve një muaj pas shpërthimit masiv.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objektin, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3.000 tonë nitrate amoni u shpërthyen.
Një shtëllungë tymi i zi doli nga porti me flakë portokalli që ngrihej nga toka.

Shpërthimi muajin e kaluar vrau më shumë se 190 veta dhe plagosi rreth 6.500 dhe dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.
Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar, transmetojnë mediat botërore.