75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

U infektua me koronavirusin, djali i deputetit të LDK-së publikon fotografi nga QKUK-ja!

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, i cili është infektuar me Covid-19, tash e disa javë po e vazhdon trajtimin në QKUK.

Edhe pse para disa ditësh atij iu përkeqësua gjendja shëndetësore, tani siç duket, deputeti nga LDK-ja ka filluar që ta marrë veten.

Këtë e ka bërë me dije djali i Fetah Rudit, Petrit Rudi.

Në një fotografi të postuar në histroinë e tij në Facebook, shihet deputeti Rudi së bashku me mjekët.

“Hap pas hapi, dhe jeta vazhdon…”, ka shkruar djali i deputetit Fetah Rudi.