75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sulmohet Eminem, dikush u përpoq ta vriste

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, kapi Mathew David Hughes, duke hyrë me forcë në shtëpinë e tij në Clinton Township, pas orës 3 të mëngjesit më 5 prill, sipas raporteve të policisë lokale. Fillimisht, mendohej se ai ishte nipi i reperit.

27-vjeçari ka qenë në paraburgim pas incidentit, i akuzuar për shkelje të shkallës së parë, për hyrjen pa leje në shtëpi, si dhe për shkatërrim të pronës.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatë dje, në 9 shtator, ku dëshmia e oficerëve zbuloi edhe qëllimin e Hughes gjatë ndërprerjes.

Gjatë një ekzaminimi paraprak në Gjykatën e Qarkut të Macomb, Oficeri Adam Hackstock tha:

 “Kur Z. Mathers e pyeti pse ai ishte atje, Z. Hughes i tha se kishte ardhur për ta vrarë”, raporton Detroit Free Press.

Sidoqoftë, avokati i Hughes Richard Glanda i tha Fox News se i dyshuari e mohon këtë.

“Nuk jam i sigurt se nga erdhi [deklarata e oficerit], tha ai, duke shtuar se “nuk kishte asnjë kontakt fizik midis të dyve në shtëpi.”

Oficeri, së bashku me detektivin Dan Quinn nga Departamenti i Policisë së Clinton, dëshmuan se pamje e sigurisë tregojnë Hughes duke ecur jashtë pronës “për një kohë të gjatë”, para se të hidhte një tullë në dritare dhe të ngjitej brenda.

Reperi 47-vjeçar u zgua dhe pa Hughes pranë tij, të paarmatosur. Ai më pas e shoqëroi atë drejt daljes nga shtëpia.

Kur oficeri mbërriti në ngjarje, ai raporton se gjeti një roje sigurie duke u përleshur me Hughes. Pasi, Hughes u arrestua, oficeri foli me Eminem për më shumë se një orë.

Hughes aktualisht po mbahet me një dënim prej 50,000 dollarësh, ndonëse gjyqi nuk ka përfunduar. Avokati i tij kërkoi që shuma të zvogëlohej, por gjykatësi nuk pranoi, duke theksuar se fama e viktimës është e parëndësishme për vendimin.