75 Mall Live Search
19:26 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes një punëtor në Suharekë, pasi ra në kontakt me telat e rrymës

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast tragjik në fshatin Reshtan të Suharekës, ku një person ka vdekur pas një kontakti me telat e rrymës.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se viktima i moshës 47-vjeçare ka qenë punëtor i ndërtimtarisë.

Ai tha se vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Fshati Reshtan, K.K Suhareke 13:40. Një punëtor i ndërtimtarisë derisa ishte duke punuar në një shtëpie ka rënë në kontakt me telat e rrymes dhe si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipa e emergjences e cila ka dalur ne vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimte”, u shpreh Osmanollaj./Indeksonline/