75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Mbyllet merkatoja në Superligën e Kosovës – Llapi skuadra me më së shumti transferime

Në orën 00:00 mbrëmë është mbyllur merkatoja e Superligës së Kosovës.

10 skuadrat që do të garojnë këtë sezon në Superligë bën blerje të shumta, transmeton Indeksonline.

Top 6-ta e sezonit të kaluar është përkujdesur që të sjellë emrat tejet të njohur në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit është ekipi më i përforcuar në këtë merkato. Ajo ka sjell në ekip 15 futbollistë të rinj.

Image may contain: 3 people, people standing and text

Këto janë transferimet e skuadrës nga Podujeva: Liridon Leci, Ahmet Haliti, Engull Hoti, Ardit Peposhi, Gentrit Begolli, Ahmed Januzi, Edon Sadriu, Edon Zeqiri, Kushtrim Shabani, Adonis Aliu, Alban Ramadani, Loris Kikkri, Arlis Shala, Eglentin Gjoni dhe Sava Gardashevic.

Kampioni i Kosovës, Drita u përkujdes që të sjellë përforcime bombastike këtë merkato.

Image may contain: 2 people, people standing, text that says 'macron DRITA 4 JB AUTOMOTIVE AG'

Ekipi nga Gjilani bëri 6 transferime: Vladica Bërdarovski, Festim Alidema, Aarago Jamal, Ergyn Ahmeti, Valmir Azemi dhe Enhar Cakolli.

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli bëri po ashtu transferime të shumta këtë merkato, gjithësej 12 futbollistë: Adem Maliqi, Viktor Kuka, Bujar Pllana, Kresimir Kovacevic, Ozbej Kuhar, Alban Pnishi, Argjend Bardhi, Marclei Santos, Ilir Avdyli, Bedri Greca, Marko Miliçkovia, Besmir Bojku.

Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani bën tejet përforcime interesante.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina arriti të transferojë 11 futbollistë: Sabjen Lilaj, Gledi Mici, Leutrim Kryeziu,  Ivan Jeliç, Mërgim Pefqeli, Donat Hasanaj, Albin Prapashtica, Behar Maliqi, Besnik Krasniqi, Nikson Memaj dhe Lumbard Dellova.

Image may contain: 1 person, outdoor, text that says 'JAKO NLB eurokoha Beni 1'

Ekipi nga Suhareka, Ballkani ka arritur të sjellë në skuadrën 10 lojtar të rinj: Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Bajram Jashanica, Mirlind Daku, Armend Thaqi, Armin Bosnjak, Erduan Ibrahimi, Leorant Marmullaku, Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza.

Image may contain: 2 people, people standing

Nënkampioni i Kosovës, SC Gjilani për dallim nga katër ekipet e sipërpëmendura, nuk bëri shumë transferime.

Ata sollën 6 futbollistë në këtë merkato, por po përflitet që kanë siguruar shërbimet edhe të futbollistit të njohur, Besar Musolli.

Këto janë 6 transferimet e “Skifterëve”: Arbër Çyrbja, Ardit Hila dhe Ivan Fustar, Enea Koliqi, Tomislav Sorsa dhe Shend Kelmendi./Indeksonline/

Image may contain: 1 person