75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Therje me thikë në Podujevë, 2 persona dërgohen në QKUK

Një person është goditur me thikë në Podujevë nga një i dyshuar, i cili po ashtu është lënduar dhe sipas policisë nuk dihet a është nga thika apo nga një sulm fizik.

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite në qendër të Podujevës, transmeton IndeksOnline.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Policia ka njoftuar se janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit të policisë, me urdhër të prokurorit të rastit është liruar./IndeksOnline/