75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mësimdhënësit boshnjakë të shkollës “Naim Frashëri” ankohen në DKA: Drejtoresha po na bën presion

Kolektivi i mësimdhënësve boshnjak në SHFMU “Naim Frashëri”- Prishtinë, ka paraqitur ankesë në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë, kundër drejtoreshës së shkollës, Shqipe Vllasaliu. Ankesa është bërë në fund të shkurtit të këtij viti dhe prej atëherë ky kolektiv është në pritje të përgjigjes. Në ankesën e siguruar nga IndeksOnline, mësimdhënësit boshnjak kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth trajtimit që ua bënë drejtoresha Vllasaliu.

“Që një vit ushtron presion të vazhdueshëm në dy mësimdhënëse të komunitetit tonë dhe kërkon që t’i lirojmë klasat në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën boshnjake dhe në të cilat klasa kanë investuar prindërit e nxënësve në renovim”, thuhet në ankesën e mësimdhënësve boshnjak drejtuar DKA-së në Prishtinë.

Teksti i plotë i ankesës:

Që një vit presim që situata do të përmirësohet për ne rreth rastit të drejtoreshës në SHFMU “Naim Frashëri”- Prishtinë, Shqipe Vllasaliu. Ne mësimdhënësit në gjuhen boshnjake jemi të detyruar të kërkojmë ndihmë nga ana e juaj.

Të martën e 26 shkurtit 2020, në shkollën tonë u mbajt një mbledhje në të cilën ishin të gjithë mësimdhënësit të pranishëm. Shumica nga ne (mësimdhënësit të gjithës boshnjake) e ndiejmë vetën të diskriminuar sepse drejtoresha në fjalë ne na shikon vetëm si numër dhe fare nuk i merr parasysh vërejtjet/propozimet tona. Për drejtoreshën është me rëndësi vetëm të figurojmë në mbledhje dhe mos të kemi të drejtë në debate, në të kundërtën nëse mungojmë do të gjobitemi me heqjen e mëditjes. Gjysma e mësimdhënësve të gjuhës boshnjake nuk e kuptojnë gjuhën shqipe dhe kjo na bënë të ndihemi në një pozitë të vështirë gjatë mbledhjeve ku diskutohet për sene të rëndësishme. Po ashtu anashkalohemi edhe në organizimin e aktiviteteve dhe komisioneve të ndryshme të organizuara nga drejtoresha, shembull konkretet në përzgjedhjen e mësimdhënësve për datën e “7 marsit” në kuadër të shkollës e ka bërë duke i vendosur vet kriteret.

Në këtë mbledhje ka reaguar një mësimdhënëse e komunitetit tonë duke e pyetur drejtoreshën pse në këtë listë nuk figuron asnjë nga mësimdhënësit e gjuhës boshnjake duke e patur parasysh se edhe ne kemi të drejtë në përzgjedhje. Mësimdhënia ka marr një përgjigje shumë të vrazhdë duke i thënë “Duhet të të vij turp sepse ti ke qenë më herët e përzgjedhur”.

Që një vit ushtron presion të vazhdueshëm në dy mësimdhënëse të komunitetit tonë dhe kërkon që t’i lirojmë klasat në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën boshnjake dhe në të cilat klasa kanë investuar prindërit e nxënësve në renovim.

Ne, mësimdhënësit boshnjak që 20 vite vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mira me kolegët shqiptarë. Mirëpo, me ardhjen e drejtoreshës në fjalë ne e ndijem vetën të izoluar e cila vazhdimisht e potencon se unë jam drejtoresha e juaj dhe vetëm unë vendosi këtu.

Në mungesën tonë me arsye, drejtoresha nxënësit boshnjak i detyron të zhvillojnë mësim me nxënësit shqiptarë.

Qëndrimi i saj është diktatorial dhe i papranueshëm për ne.

Ju lutëm që të ndërmerrni masa ngase në këtë klimë po pësojmë ne dhe nxënësi. Gjendja është alarmante, ajo i ka prishur edhe marrëdhëniet mes kolegëve tanë që dikur kanë qenë jashtëzakonisht të mira.

Me respekt
Kolektivi i mësimdhënësve boshnjak në SHFMU “Naim Frashëri”- Prishtinë