75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Edon Zhegrova rikthehet në Genk

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer përsiër në Genk.

Klubi belg ka lajmëruar se Zhegrova do të jetë pjesë e skuadrës së tyre në sezonin e ri, transmeton Indeksonline.

Kosovari nuk u paraqit në dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, kjo për shkak të një lëndimi që pati në kyçin e këmbës.

Zhegrova është duke u stërvitur individualisht deri sa të rikuperohet plotësisht./Indeksonline/