75 Mall Live Search
16:40 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Drejtori i RTK-së: Vepra dhe kontributi i Sulejman Gashit s’harrohen asnjëherë!

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit të shquar shumëvjeçar Sulejman Gashi, i cili për vite të tëra ishte punonjës i RTK-së, dhe vitet e fundit korrespondent nga SHBA-të.

“Vepra dhe kontributi i Sulejman Gashit nuk do të harrohen asnjëherë. Ai ia kushtoi një jetë të tërë profesionit dhe vendit.

Në emër tim si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, dhe në emër të punonjësve të RTK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/

Vdes gazetari Sulejman Gashi