75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

U prezantua si Lorik Cana për të mashtruar vajza, policia e arreston 39-vjeçarin

David Gabrieli , një shtetas francez, i cili jeton në Sidnei të Australisë, është arrestuar së fundmi për shkak të akuzave për përdhunim.

Burri 39-vjeçar akuzohet për përdhunimin e 4 femrave, nga gushti i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018.

Njohja me femrat bëhej në internet, aty ku ai prezantohej si mjek dhe kishte vendosur foton e ish-kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana.

Këtë e bënte për të joshur femrat dhe për t’i bindur ato të shkonin në apartamentin e tij.

Pas arrestimit, gjykata ende nuk ka vendosur për aftin e tij, por pritet një dënim i rëndë, pasi mbi të rrezikojnë 22 akuza, 6 prej të cilave kanë të bëjnë me kryerjen e marrëdhënieve pa pëlqimin e femrave./Panorama/