75 Mall Live Search
12:10 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ky është parashikim i Agueros për ndeshjet e sotme në sezonin e ri të Premierligës

Sulmuesi i Man City, Kun Aguero me fillimin e Premierligës, ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjet që do të zhvillohen sot.

Pra, sot Premierliga do të startojë me ndeshje mjaft interesante, por po aq interesant është edhe parashikimi i Agueros për këto takime, shkruan IndeksOnline


Ndeshjen hapëse të këtij sezoni të ri ndërmjet Fulhamit dhe Arsenalit sulmuesi e parashikon si të barabartë dhe me rezultat 1:1.

Po ashtu edhe për ndeshjen që e gjithë vëmendja do të jetë sot te ta, atë ndërmjet Liverpoolit dhe Leeds, argjentinasi e sheh me rezultat të barabartë në 1:1.


Më poshtë parashikimi i Agueros për ndeshjet e sotme në Premierligë.