75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Bufi” mposhtë vietnamezët, e rikthen Facebook-in

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu i njohur me nofkën “Bufi” ka arritur të fitoj betejën kundër hakerëve nga Vietnami.

Përmes një postimi, ai ka lajmëruar se ka arritur ta rikthej në kontroll llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

Me shaka “Bufi” ka thënë se pas rikthimit të Facebook-it të tij, procesi mësimor mund të filloj.

Postimi i plotë:

Lufta Kosovaro-Vietnameze sapo perfundoj. Tash po i hijme pak pastrim Facebookut se paskan pij e paskan shtru mrena, katastrof. Era errëza te Vijetnamit po te mytka edhe ashtu kuzhinen vietnameze nuk e kam dasht kurr!

Nejse, falemnderit pa mase Herolindit alias Doktorit te cilin e kam lodh ? Flutura Kusarin dhe disa shokve e shoqeve tjere per angazhimin dhe asistencen!

Vertet ishte lufte e ashper ose Đó là một cuộc chiến khó khăn!

Tash procesi mesimor mund te filloj shlire!

Me respekt Bufimir Spahiu