75 Mall Live Search
11:22 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zeneli dhe Berisha pjesë e listës së të ftuarve nga Reims për takimin me Angers

Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Angers dhe Reims, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në ligën franceze.

Sot pjesë e skaudrës së Reims do të jenë edhe dyshja kosovare, Arbër Zeneli e Valon Berisha, që sot pritet të startojnë nga fillimi me klubin e tyre, dhe kjo do të regjistrohej si ndeshja e parë që ata startojnë nga minuta e parë, shkruan IndeksOnine

Me t’u kthyer nga ndeshjet e Kombëtares, dy futbollistët tanë kanë zhvilluar stërvitjet e rregullta me klubin e Reims, ku sot pritet një paraqitje e mirë nga ta.