75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sulmuesi i Wolfsburgit s’ka klas, tallet me Kukësin para ndeshjes: Kërkova në “Google” për ta

Skuadra shqiptare, Kukësi në fazën e radhës për kualifikime në Evropa Ligë do të luaj kundër gjigantit gjerman, Wolfsburg.

Para kësaj ndeshje, sulmuesi i ekipit gjerman, Weghorst nuk është treguar aspak profesionist dhe është tallur me klubin shqiptar, transmeton Indeksonline.

“Fillimisht më duhet të them që nuk jam i shqetësuar për sigurinë. Udhëtimi është përgatitur shumë mirë. Unë kërkova pak për Kukësin në Google dhe atje pashë se ata kishin mundur Sofian me rezultatin 2-1”, thotë Weghorst me buzëqeshje.

Gjithashtu nuk mungon edhe siguria e madhe për kualifikimin: “E qartë se ne jemi një skuadër më e mirë dhe do ta fitojmë këtë ndeshje”, shprehet sulmuesi i Wolfsburg për “Sportbuzzer”. /Indeksonline/