Zyrtare: Pasi transferoj shumë portugez në ekip, Wolves merr vendim për të ardhmen e trajnerit, Nuno Espirito

Skuadra e Wolves është shndërruar në një “mini Portugali”. Ata kanë në përbërje hiq më pak se 9 futbollistë portugez.
Kjo si pasojë e dëshirave të trajnerit, Nuno Espirito që po ashtu është portugez, transmeton Indeksonline.
Pasi ja plotësuan dëshirat, skuadra e Wolves ka vendosur që të ja zgjasë kontratën trajnerit portugez.
Klubi anglez ka njoftuar se Nuno do të jetë pjesë e ekipit deri në vitin 2023.
Nuno arriti që të krijoj një skuadër tejet të frikshme në Premier Ligë. Sezonin e kaluar ata përfunduan në pozitën e 7-të, duke siguruar kështu Evropa Ligën./Indeksonline/