75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Paraqitje tejet e dobët e Arbërit , për 45 minuta bëri vetëm 3 pasime – Këto janë notat për Berishën e Zenelin

Futbollistit kosovar, Arbër Zeneli do t’i duhet kohë për ta rikthyer formën që e kishte dikur.

Pas lëndimit që e la jashtë fushave gati një vit, Zeneli nuk po arrin ta gjej formën e dikurshme, transmeton Indeksonline.

Kosovari sot u paraqit 45 minuta për ekipin e Reims në humbje nga ekipi i Reims.

Në 45 minuta, Zeneli arriti të bëj vetëm 3 pasime të sakta nga 4 tentime sa i kishte. Ai fitoj një duel dhe nuk arriti të bëj asnjë driblim. Ai u vlerësua me notën 6.4 sipas “Sofascore”.

Paraqitje më të mirë pati Valon Berisha që luajti 29 minuta sot.

Ai pati 17 pasime të sakta nga 21 tentime. Fitoj dy duele, pati një goditje që ishte jashtë portës dhe pati dy ndërhyrje të sakta. Berisha u vlerësua me notën 6.8./Indeksonline/