Finale sensacionale në US Open, fituesi është një befasi

Finalja e US Open-it mbrëmë është përcjell me një përballje fantastike. Dominic Thiemi ka arritur të fitonte Grand Slamin ndaj Alexander Zverevit me një rikthim senzacional.
Nga 0-2 në sete, austriaku ka arritur të përmbyste finalen në 3-2 për të fituar turneun më të rëndësishëm në karrierë.
Thiemi nuk ishte ndër favoritët për të triumfuar në US Open, por që ka arritur që muajve të fundit të mbërrinte formën në nivel të lartë, çka tregon edhe suksesi i mbrëmshëm./Indeksonline/