75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjykata e ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.

Ndrecaj u soll në  sallën e gjykimit i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe të vajzës, ngjarje kjo që ndodhi në gusht të vitit 2018 në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Ky është vendim i dytë i marrë nga Gjykata në Gjakovë, pasi vitin e kaluar ishte marrë vendim për burgim të përjetshëm, por që më pas rasti u kthye në rigjykim.

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj ishin qëlluar për vdekje natën e 7 gushtit 2018./Indeksonline/