75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arsenali bën pazar të madh, dy shitje brenda dite

Arsenali ka patur një ditë të suksesshme në pazar.

Skuadra londineze edhe zyrtarisht e ka pranuar ofertën e Aston Villës për portierin Emiliano Martinez. Portieri argjentinas do t’i kushtojë 20 milionë euro Villës.

Po sot, topçinjtë kanë arritur marrëveshje me Torinon për shitjen e mesfushorit Torreira.

22 milionë funta do të kushtojë transferimi i uruguajanit në Serie A.

Torino do të shes Izzon te Roma për të siguruar fondin për blerjes e lojtarit të Arsenalit./Indeksonline/