Ministri i Drejtësisë, i shqetësuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi është shprehur të jetë i shqetësuar me lajmin për uljen e dënimit për vrasësin e Valbona Ndrecaj dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecaj.
Ai ka thënë se politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit tonë të drejtësisë:
“Lajmin për uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn, e kam përcjellë me shqetësim të madh. Politika e dënimeve mbetet një nga sfidat e sistemit tonë të drejtësisë. Si ministër jam zotuar që politika do t’i mbajë duart larg drejtësisë, sado që kjo është e vështirë. Detyrë e imja është garantimi i një sistemi gjyqësor efikas, të pavarur dhe të paanshëm, i qasshëm për të gjithë”, ka shkruar Selimi.
Selimi ka thënë se përkundër sfidave ata mbesim të përkushtuar që të vazhdojnë me guxim ta avancojnë sistemin e drejtësisë.