75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Izraeli falendëron ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Dje, Kosova mori vendim që të renditet përkrah shteteve aleate kundër anisemitizmit.

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla pas vendimit tha se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës, transmeton Indeksonline.

Pas këtij vendimi, ka reaguar shteti i Izraelit. Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Izraelit, Lior Haiat përmes një postimi ka falënderuar ministren Haradinaj për marrjen e këtij hapi.

“Izraeli falënderon ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj për marrjen e këtij vendimi për adoptimin e IHRA kundër antisemitizmit, një vegël e rëndësishme për të luftuar këtë fenomen”, ka shkruar Haiati. /Indeksonline/