75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ansu Fati kandidati potencial për ta fituar çmimin e njohur “Golden Boy”

Sulmuesi 17 vjeçar i Barcelonës, Ansu Fati është kandidati potencial për ta fituar çimin e famshëm që i jepet futbollistëve të rinj, e që njihet si “Golden Boy”.

Kandidat të tjerë për këtë çmimi do të jenë edhe Vinicius dhe Rodrygo nga Reali, Alphonso Davies nga Bayerni Munich dhe Haaland nga Dortmundi, shkruan IndeksOnline

Ky çmim i madh dhurohet për çdo vit nga gazeta e njohur italiane, “Tuttosport”, çmim ky që jepet për futbollistët e rinj që nga viti 2003.

Çmimi i këtij viti, i cili jepet bazuar në votat e 40 gazetarëve nga media kryesore sportive evropiane, do t’i dorëzohet fituesit në një ceremoni të planifikuar për dhjetor në Torino, në një mënyrë të përputhshme me pandeminë e koronavirusit, theksoi “Tuttosport”.