Kryeministri Hoti përkrahë krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri

Kryeministri i Republikës së Kosovës Abdullah Hoti ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me të cilin kanë biseduar për projektet zhvillimore të komunës së Vushtrrisë, pjesë e programit tonë të përbashkët qeverisës.
Me këtë rast Kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës do të përkrahin krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri (tek vendi i quajtur kodra e Bajskës) dhe për këtë u zotua se menjëherë do të fillojmë procedurat me ministritë e linjës.
Kryeministri Hoti është angazhuar personalisht për rritjen e intensitetit të punëve në Magjistralen M2, Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë dhe përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge jetike.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se kanë marrë mbështetjen e Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti për projektet tjera në Vushtrri si: Stacioni i Autobusëve, Kompania Komunale “Përparimi” dhe projektet tjera infrastrukturore.