Ndeshja e Premierligës ndërmjet Tottenham – Everton theu rekordin e shikueshmërisë në Kolombi!

Ndeshja e xhiros së parë në Premierligë ndërmjet Tottenhamit dhe Evertonit ka vendosur një rekord shikueshmerie në Kolombi.
Takimi i cili u mbyll në 0:1 në të mire të Evertonit, e shikuan më shumë se 2.3 milionë njerëz në Kolombi, shkruan IndeksOnline
Si duket ky numër i madh i shikuesëve nga Kolombia për këtë ndeshje, erdhi pasi reprezentuesi i tyre, James Rodrigues luante në atë ndeshje për Evertonin pas transferit të tij një javë më parë.
??2.3 Million Colombians watched Everton win 1-0 against Tottenham Hotspur. The most watched match in Colombia that weekend pic.twitter.com/YMoNqp2gvl
— The Toffee Blues (@EvertonNewsFeed) September 14, 2020