75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Komisioni hetimor për pandeminë fton për intervistim ish-ministrin, Arben Vitia

Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë për COVID-19, ka ftuar për intervistim ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, COVID-19.

Kryetarja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila tha se më 22 dhe 23 shtator do të ftojnë për një intervistë ish- ministrin Arben Vitia, menaxherin e “Qendrës së Karantinës”, Valdet Hashani, infektologun Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.

Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se më 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i “Qendrës së Karantinës”, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish- ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si edhe infektologu Izet Sadiku.

“Ftohen katër dëshmitarët për intervistë në komision. Më 22 shtator, Valdet Hashani dhe prindi i Agon Musliut dhe më 23 shtator Izet sadiku dhe Arben Vitia”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, anëtarët e këtij komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirusin, në Kosovë.