75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prostitucioni, arrestohen katër persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve–Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara,  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i përgjithshëm në Prishtinë,  më 15.09.2020,  ka   realizuar një plan operativo-taktik,  me ç‘rast  janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë-Kosovë) ku janë   identifikuar dhe  arrestuar  katër persona  të dyshuar;  dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy  meshkuj kosovarë.

Përsonat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë  kryer veprat penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.

Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobilë, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.

Pas proceduarve të intervistimit  të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë  ndaluar për 48 orë.