75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Suarez ka tre opsione, skuadra të mëdha po kërkojnë shërbimet e tij

Luis Suarez është shumë pranë largimit nga skuadra e Barcelonës.

Juventusi është i interesuar prej kohësh për të, por së fundi në garë janë edhe skaudrat si Atletico Madrid dhe Paris SG.

Sipas “AS”, mundësit janë që Suarez të qëndrojë në Barcelonë apo të transferohet në Atletico Madrid ose Paris Saint-Germain, shkruan IndeksOnline

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone thuhet se i ka hapur dyert për sulmuesin uraguaian që të bashkohet me ta në Madrid, ndërsa PSG mund t’i ofrojnë atij një ribashkim me Neymar në “Parc des Princes”.

Gazeta pretendon se Atletico Madrid duhet të shkarkojë Alvaro Moratan ose Diego Costan para se ata të mund t’i ofrojnë Suarezit një vend në skuadër, pasi paga e tij aktuale është e paarritshme.