75 Mall Live Search
20:15 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Në vend të maskës mban një gjarpër të gjallë

Një burrë në Angli vendosi të mos mbante një maskë klasike në fytyrën e tij, por diçka shumë më interesante.

Ai u fotografua duke udhëtuar me transport publik dhe goja e tij ishte e mbuluar me një gjarpër.

Një nga udhëtarët mendoi se ai kishte veshur vetëm një “maskë qesharake”, derisa ‘maska’ filloi të lëvizte.

Gruaja, e cila dëshironte të mbetej anonime, i tha BBC se zvarraniku nuk shqetësoi askënd në autobus.