75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vepër e re studimore për Fishtën

Profesori universitar, Flamur Maloku, ka botuar librin më të ri mbi poetin kombëtar, gegun e paharrueshëm, Gjergj Fishta.

“Libri Fishta-dhe tradita e leximit, i autorit Flamur Maloku, të cilin pata kënaqësinë ta botoj, kthen vëmendjen nga vlerat e përjashtuara nga panteoni i letrave shqipe, së paku në Shqipni” – shkruan botuesi Behar Gjoka.

Ky libër është botuar në qendrën e shqiptate të studimeve letrare “Pjetër Budi” – Tiranë dhe është vepra e 9-të e autorit Flamur Malokut.